O viset e Labërisë – Nga Serxho Hizma
O viset e Labërisë
Ju ka bërë Perëndia
Në zemër të Shqipërisë
Në mes ëndrrave të mia
Perëndesh të bukurisë
Mbushur me zabele e brinja
Ku prishjen e qetësisë
E bëjn’ zogjt me cicërima
Dhe tek bën hije një lis
Një koncert me blegërima
Poshtë përroit të korisë
Zbret uji me shushurima
Pak më tej në një borigë
Bëjn’ koncert ca kanarina
Ku i zgjat degët një pishë
Bie një ” culë për ulërima”
I këndon bariu Selvisë
Që po qëndis tek dafina
Fustanin e nusërisë
Bel-holla si balerina
O moj Labëria ime
Ku ka si viset e tua
Mbretëresh e bukurive
Jam yt -bir, si nënë të dua
Loading...