Bumçi u ndal mes të tjerave dhe te gjendja ekonomike e vendit, ku sipas tij pjesa dërrmuese e qytetarëve jetojnë në një varfëri ekstreme.
“Kriza ekonimike është kriza më e madhe që ka sot vendi.
Rritja e çmimit të naftës, rritja e çmimit të energjisë, rritja e taksave ka varfëruar dhe më shumë shqiptarët. Gjatë gjashtë viteve të kësaj qeverisje kanë qenë pothuajse zero investimet e huaja”, u shpreh Bumçi.
“Qeveria ka kapur të gjitha mediat, ju bëni përjashtim, ju falenderojmë që na ftoni.
Edi Rama të vetmin institucion që nuk ka kapur është ai i presidentit, dhe prandaj kërkon me veprime joligjore shkarkimin e tij.
Në këtë krizë të rëndë ka vetëm një rrugë, largimin e Edi Ramës, duhet të mblidhemi që të shpëtojmë vendin”, u shpreh Bumçi.
I pyetur mbi informacionet e cituara nga presidenti se në datën 8 Qershor mund të kishte trazira, nga individë që vinin jashtë partive politike, Bumçi tha se ai nuk kishte dijeni për këtë.
“Njerëzit kërkonin që të kishin përplasje për shkak se shihnin që asnjë nga kërkesat e tyre nuk plotësohet. Edi Rama arrestoi 500 persona, ndërkohë që edhe Putin në Rusi pati më pak të arrestuar duke iu referuar numrit të banorëve”, u shpreh Bumçi.
Ish-deputeti këmbënguli se e vetmja zgjidhje për PD mbetet largimi i Edi Ramës dhe mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme në vend.