Kto janë 20 vendet më të bukura për t’u vizituar në Shqipëri

Peisazhe shumëngjyrëse, liqene, male të larta dhe lugina. Bukuri natyrore dhe pasuri kulturore por edhe trashëgimi historike që rrjedh nga stërgjyshërit.

Gjithçka mund të përshkruhet nga tradita e mikpritjes e cila do t’ju shoqërojë gjatë vizitës suaj në Shqipëri.

Ju nuk e dini që ka disa kanione dhe ujvara? Lajmi i mirë është që këta mund t’i gjeni në Luginën e Valbonës.

valbona4
3864557840b277d5d15ab462338fef45

Po për plazhin më të mirë? Ju duhet të shkoni në jug të vendit, në ujin kristal të Jonit në Gjirin e Granës, i cili kuk do t’ju zhgënjejë.

guest-house-thethi-background-2-1024x768

Mirësevini në Theth! Porta e Alpeve shqiptare me ujvara dhe kanione. Thjesht një vend i qetë për të eksploruar dhe dashur natyrën.

Keni vrapuar shumë? Atëherë jeni në vendin e duhur. Më ka kapur melankolia sa herë kam qëndruar një natë apo dy në breg të liqenit të Ohrit. I frymëzuar nga valët e këtyre ujrave ishte poeti shqiptar Lasgush Poradeci. Ai vështronte malet nëpër hijet e tyre që binin në thellësi të ujrave të liqenin duke i ruajtur këto ujra me poezinë e tij.

reportazh_nga_pogradeci_liqeni_1

I rrethuar nga ujrat është parku detar në Shqipëri, Parku Sazan-Karaburun.

5886501044712e16f8ca8191a5296f06

Një tjetër vend unik në Theth, ujvara e Grunasit. Ky monument natyral konsiderohet shumë i rrallë.

ujevara-e-grunasit-theth

Koha për histori. Apollonia është një nga vendbanimet antike të Ilirisë. U themelua në vitin 588 p.e.s. nga kolonistë grekë nga Korfuzi dhe Korinthi, në një qytet i cili më parë ishte i pushtuar nga ilirët.

Foto-1

Plazhi i Ksamilit – Një qoshe e këndshme për shumë turistë lokalë dhe të huaj.

Ksamili

Dea, perëndesha e Butrintit, e zbuluar nga arekeologu italian Ugolini në vitin 1928. Së fundmi, The Guardian e listoi Butrintin si një nga dhjetë parqet kombëtare më të mira të Europës.

butrint

Kruja, kryeqyteti i parë në Mesjetë ku u njoh heroi  kombëtar, Skënderbeg.

20141215252623

Keni shumë vapë dhe ju duhet ajër i freskët? Hipni në motoçikletën e ujit dhe shkoni në shpellën e Piratëve.

shpella himar

Një ditë kur nuk ke një axhendë fikse mund të shkosh në fshatin Dardhë të Korçës.

dardhe

Rikthehemi në shekullin e 15 kur nuk kishte smartfonë. Gjatë luftës së Skënderbut, kalaja e Petrelës që kontrollohej nga motra e Skënderbeut, sinjalizonte Krujën për ardhjen e trupave osmane nëpërmjet zjarrit. Aty ndodhet një bar-restorant i këndshëm pranë Tiranës.

petrele

Berati njihet si qyteti i 1001 dritareve e kalanë në majë, muzeun mejsetar dhe një lum i bukur. Ai është mbrojtur nga UNESCO për trashëgimin e tij kulturore.

Berati2

Syri i Kaltër është një nga fenomenet natyrore unike në Shqipëri. Uji kristal del në sipërfaqe të shpellës karstike më shumë se 50 metra e thellë.

SyriIKalter

Kanionet e lumit Osumi janë një eksperiencë e paharruar. Peisazhet spektatoriale i japin pamjen e një Grand Canyon në SHBA.

Osumi Canyons, Skrapar

E fundit por jo në renditje. Kush është imazhi apo peisazhi që të mban frymën dhe i jep imazhit tënd sensin e jetës. Këtë mesazh arrin ta marrësh kur je duke u ngjitur në rrugën plot gjarpërime të Llogarasë.

1418642773llogara-pass-views-2.jpgartikull
Loading...