Rudina Hajdari: “Kjo “opozita e re” nuk përfaqëson gjë tjetër veç llumin e parlamentarizmit, për të cilin Edi Rama u kujdes personalisht ta shkatërrojë me çdo kusht”

Sot u mbajt Komisioni Hetimor për Presidentin e Republikës, i cili i ngritur për shkarkimin e Metës.

Pas përfundimit të Komisionit, ka reaguar ashpër edhe ish-deputetja e LSI-së Kejdi Mehmetaj.

Në një status në rrjetet sociale, Mehmetaj shkruan se sot në teatrin grotesk në komisionin e Ulsiut, shërbeu për të parë edhe njëherë se sa e shëmtuar është “opozita e re” Ramiste në parlament.

Gjithashtu, ish-deputetja thotë se më energjikët ishin pupacët e Edi Ramës, opozitarët e emëruar, që me injorancën e tyre ligjore vërtetuan edhe njëherë se janë jo vetëm lolo.

POSTIMI I PLOTE:

Teatri grotesk në komisionin e Ulsiut, në mos për gjë tjetër, shërbeu për të parë edhe njëherë se sa e shëmtuar është “opozita e re” Ramiste në parlament.

A e patë çfarë ndodhi sot në komisionin e famshëm?

Përballë mungesës së argumentave ligjorë e kushtetues, edhe mazhoranca u tregua më e përmbajtur edhe pse në konflikt të hapur interesi dhe e cënuar drejtpërdrejt nga dekreti kushtetues i Presidentit.

Më energjikët ishin pupacët e Edi Ramës, opozitarët e emëruar, që me injorancën e tyre ligjore vërtetuan edhe njëherë se janë jo vetëm lolo, por edhe simboli më i denjë i këtij Parlamenti ilegjitim.

Ja, kështu kuptohet lehte, se kjo “opozita e re” nuk përfaqëson gjë tjetër veç llumin e parlamentarizmit, për të cilin Edi Rama u kujdes personalisht ta shkatërrojë me çdo kusht.

Loading...