Ngjela: “Ky farë presidenti e ka pritur djegien e Kuvendit me ankth në datën 8 qershor, dhe meqë ai nuk u dogj dot, zhdektetoi zgjedhjet që t’iu jepte dhe një dorë hordhive të vijonin përplasjet”

Presidenti i Republikës dëshmoi për më shumë se dy orë në Komisionin Hetimor të ngritur për shkarkimin e tij.

Ilir Meta tha se kishte pasur informacione se në 8 Qershor do të digjej Kuvendi gjatë protestës së opozitës, ndërsa shtoi se zgjedhjet për hir të demokracisë, i kishte shtyrë dhe Ramiz Alia.

Marrja në pyetje nuk prodhoi debate dhe seanca ishte e qetë e me respekt reciprok.

Lidhur me deklaratën e Metës ka reaguar avokati Spartak Ngjela i cili ndër të tjerë thotë se “Presidenti e ka pritur me ankth djegien e Kuvendit”.

REAGIMI:

Çfarë na tha sot presidenti ynë Meta?

“Kisha të dhëna- tha ai – se do digjej Kuvendi në datën 8 qershor!”

Po dekreti u zhdekretua në datën 10 qershor?

Çdo të thotë kjo? Kjo tregon se ky farë presidenti e ka pritur djegien e Kuvendit me ankth në datën 8 qershor, dhe meqë ai nuk u dogj dot, zhdektetoi zgjedhjet që t’iu jepte dhe një dorë hordhive të vijonin përplasjet për destabilizimin e Shqipërisë.

Kjo është e vërteta. Por, a di Komisioni Hetimor këtë? Sigurisht që e di.

Loading...