Pak ditë më parë, LSI festoi 15-vjetorin e themelimit të saj, ku ra në sy mungesa e aleatit kryesor të kësaj force politike, kreut të PD-së, Lulzim Basha apo edhe ish-kryeministrit Sali Berisha.
Ndërkohë “surprizë” ishte prezenca e kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi.
Pyetur për këtë, Vasili sqaroi motivet për këtë mungesë “të rëndësishme” dhe praninë e Ruçit në këtë ditë.
“Basha nuk erdhi se ishte jashtë shtetit. Nga PD- ja ishte Albana Vokshi dhe Spartak Braho.
Ruci ishte prezent në koktej, është i mirë se ardhur, nuk ishte surprizë. Çdo kush e ka pasur derën e hapur në kremtimin e 15-vjetorit të LSI-së”, tha Vasili.
Siç është raportuar më hertë, kryedemokrati Basha është ka qenë në ishullin grek Mykonos, nga ku janë publikuar edhe foto teksa ishte në avion.