Ja pse e rr.ahën nusen ba.rbarisht babë e bir

Dhunimi i nuses së shtëpisë në prani të foshnjës 4-muajshe në Elbasan, ka sjellë mbylljen në “arrest shtëpie” të G. Ibrahimi, vjehrrit të saj.

Vendimi është marrë një ditë më parë nga gjykata e Elbasanit e cila pasi ka dëgjuar palët e përfshira në këtë konflikt , ka vendosur të caktojë masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, për njërin nga tre personat e akuzuar për dhunë në familje.

Ndërkohë për burrin e nuses, H. Ibrahimi, i dënuar më parë, gjykata ka caktuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.

Babë e bir sëbashku me vjehrrën e nuses, akuzohen nga prokuroria e Elbasanit për “Dhunë në familje”, pasi rezulton se më 5 shtator kanë rrahur nusen e tyre. Dhunimi i vajzës ka ndodhur në shtëpinë e tyre në Elbasan dhe arsyeja ka qenë marrja e ujit, për të larë foshnjën 4-muajshe.

Në seancen gjyqësore, Prokuroria ka kërkuar caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg” për vjehrrin dhe të të shoqin e nuses, por Gjykata e Elbasanit në fund ka vendosur të zbusë masat e sigurisë, duke mbyllur në banesë vetëm vjehrrin G.Ibrahimi, ndërsa djalin e tij e ka lënë me detyrim paraqitje.

Loading...