E ftuar në Top Channel, në një format sportiv dhe të shpenguar, ish deputetja Grida Duma është shfaqur me një sens po aq sportiv ndaj pyetjeve të jumoderatorëve “Në Shtëpinë Tonë”.
Ndërsa ata i kërkuan të personifikonte fotot e politikanëve duke kaluar nga ushqimet tek ëmbelsirat ajo u përgjigj kështu për figurat politike që ju shfaqën në ekran:
Edi Ramën e personifikoi me një byrek me qepë; duke argumentuar që ai duke u kamufluar tek batuta ne komunikim ka sjellë vetëm një ripërsëritje të vjetër të traditës që ja quajnë gjoja avangardë.
Për Jozefina Topallin ju kërkua ta personifikonte me një ëmbëlsirë dhe tha: – Një ëmbelsirë e mirë por me çokollatë të zezë të thellë.
E pyetur me cilën embëlsire personifikonte Lulzim Bashën tha; kek me çokollatë; sepse ka sjelle si unicitet racionalizmin sipas saj.
Për Sali Berishen u shpreh se si ushqim mund te personifikohet me nje “hard steak”, biftek i “fortë”, siç thone amerikanet; njeri qe ka kaluar furtuna te palarashikueshme.
Per Majlinda Bregun u shpreh qe veç protagonizmit ka edhe kurimin ndaj me shkon ne mendje dicka edhe e perpunuar brenda tradites nje “panna cotta”.
Per Ervin Salianjin personifikimi ishte një pjate e rende me garniture; duke vijuar qe eshte personifikim i risise ne politike kombinuar me vendosmerine ku nuk i mungojne ngjyrimet.
Jorida Tabaku e personifikoi me nje Krem Karamel nje embelsire e embel e cila sic tha Duma edhe pasi e ke ngrene duket se s’ke ngrene asgje, e lehte e shendetshme.
Per Mimi Kodhelin u shpreh qe mund te personifikohej me nje Trileçe, dicka e embel mes tradites dhe ekuilibrit me te ardhmen.