Basha: “Kriteri bazë për të qënë anëtar i Bashkimit Europian është demokracia, duhen zgjedhje të lira dhe të ndershme”

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në Bruksel, ku ka marr pjesë në Asamblenë Politike të Partisë Popullore Europiane.

Basha ka deklaruar se për Shqipërinë situata është bërë edhe më e vështirë për integrimin për shkak se vendi nuk ka bërë progres në kushtet e vendosura.

Gjithashtu, kryetari i pD-së ka veçuar raportin e OSBE/ODIHR-it për të treguar se në vend që Shqipëria të plotësonte kushtin e zgjedhjeve të lira e të ndershme, zhvilloi një proces antikushtetues votimesh moniste.

“Në këtë moment të vështirë është i rëndësishëm zëri dhe vizioni i opozitës për daljen nga kriza“, ka thënë më tej Basha.
I pyetur se cili është qëndrimi i opozitës për një “Po” me kushte që mund të vijë nga shtetet anëtare, për shkak të kontestimeve të shteteve anëtare, Basha u përgjigj se kriteri bazë për të qënë anëtar i Bashkimit Europian është demokracia, duhen zgjedhje të lira dhe të ndershme, ndëshkim politikanëve të kapur duke bashkëpunuar me krimin për të vjedhur zgjedhjet.

Këtu, Basha përmendi edhe dy dosjet e bujshme “184” dhe “339”, të cilat nuk hetohen.
“E kundërta po ndodh sot në Shqipëri, çështjet e famshme, dosjet “184” e “339” nuk hetohen, dosjen “184” e ka çuar në Dibër që ta mbylli.”

Një tjetët pyetje që iu përgjigj Basha ishte nëse opozita mendon se e ka fituar betejën e ndërgjegjësimit të e komunitetit ndërkombëtar dhe sidomos të Bashkimit Europian për problematikën me të cilën përballet Shqipëria.
“Pa dyshim në Bruksel ka një vetëdijësim të madh për krizën e thellë të demokracisë, për krizën e thellë të sundimit të ligjit në Shqipëri.

Një meritë e madhe i takon Partisë Demokratike, i takon opozitës që ka bërë betejat e duhura për Shqipërinë, për shqiptarët. Është e qartë se me mënyrën si po zhvillohen ngjarjet në vend, Shqipëria po i largohet Europës.

Partia Demokratike dhe opozita e bashkuar qëndrojnë fuqishëm për integrimin europian dhe kërkojnë që edhe procesi i hapjes së negociatave t’i shërbejë fitores së kësaj kauze. Kauzës së zgjedhjeve të lira dhe të ndershme si themel i demokracisë, i llogaridhënies para qytetarëve dhe i një shoqërie të drejtë dhe të barabartë përpara ligjit”.

Loading...