Spaho tha se pa paragjykuar vendimin, nuk do habitej nëse Tahirin do ta nxirrnin të larë nga kjo histori.
“Kjo është nga çështjet më pozitive dhe të qarta të lidhjeve të krimit të organizuar me pushtetin.
Ne kemi investuar shumë në këtë çështje. Pastaj rasti i Tahirit u shoqërua me atë të një tjetër ministri tjetër të brendshëm.
Pastaj një mori kandidatë të ndryshëm të pushtetit qendror, vendor, të cilët kanë dalë me lidhje kriminale.
Është një dukuri tipike e kësaj mazhorance e cila ka ardhur në pushtet me krimin dhe po mbahet në pushtet nëpërmjet levave të krimit, duke i shërbyer njëra-tjetrës.
Janë bërë përpjekje të jashtëzakonshme për ta nxjerrë të pafajshëm. Nuk mund ta paragjykoj vendimin, por nuk do të habitesha, sikur ta nxjerrin të larë nga e gjithë kjo histori”, u shpreh Spaho.