Identifikohen dy personat që dhunuan pasditen e sotme turistin rus në zonën e “Ujit të Ftohtë”.
Policia e Vlorës bën me dije se dy adoleshentë janë identifikuar me iniciale K.A dhe K.L.
Dy të rinjtë u pikasën nga turisti duke dhunuar një qen në afërsi të një ndërtese të braktisur.
Por ai teksa ka parë skenën e turpshme ka dalë nga makina duke kërkuar llogari nga të rinjtë se pse po dhunonin qenin.
Në këtë moment, të rinjtë kanë dhunuar edhe turistin rus i identifikuar si Sergey Dzambula dhe në trupin e tij shquhen qartë shenjat e dhunës ku dhe është gjakosur.
Veprimi i turpshëm i të rinjve nuk ka përfunduar me kaq.
Ata nën demonstrimin e forcës kanë tentuar t’i grabisin edhe telefonin celular.
Loading...