Stresi ngjall dyshime për lirim ose arratisje nga burgu

Më 17 tetor Stresi u arrestua nga policia në një hotel në Linzë, i dyshuar për trafik droge.
Gjatë arrestimit më 17 tetor Stresit iu gjet drogë, armë zjarri, sasi lëndësh narkotike dhe shoqërohej nga një vajzë 20-vjeçare, shkruan lajmi.net.

Bazuar në vendimin e Gjykatës ai do të duhej që të qëndronte në burg, mirëpo Stresi po ngjall çdo ditë e më shumë dyshime për lirim ose arratisje.

Kjo pasi Instagrami i tij është tejet aktiv dhe ka ditë që poston imazhe të ndryshme.

Kjo dilemë u shtua akoma më shumë pas postimit të fundit ku ai shihet duke ngarë makinën.

Para se të kapej nga policia Stresi u paraqit në festivalin e këngës ‘Kënga Magjike’ me projektin dedikuar nënës ‘Të du mom’ ndërsa kishte planifikuar të mbajë disa mbrëmje muzikore anembanë trojeve shqiptare./Lajmi.net/

Loading...