Rita Ora po vazhdon të ndihet e emocionuar kur e pyesin për prejardhjen e saj.
Këngëtarja Rita Ora edhe gjatë intervistës së fundit për revistën e modës, “Stylist Magazine” ka treguar se sa krenare është me Kosovën dhe se këtë emocion nuk gjen dot fjalë për ta përshkruar, shkruan lajmi.net.
‘’Nuk kam pothuajse asnjë fjalë për të shprehur sa jam krenare për trashëgiminë time. Kam pasur në fillim të këtij viti një performancë fantastike më dhjetë vjetorin e Ditës së Pavarësisë së Kosovës dhe kjo ishte një eksperiencë e pabesueshme jo vetëm për mua, por edhe për familjen time’’ tha ajo.
E pyetur nëse di të flasë ndonjë fjalë shqip, tha se di dhe është tejet e rëndësishme që kjo të vazhdojë./Lajmi.net/