Pas këtij votimi, ka ardhur dhe reagimi i presidencës me anë të zëdhënësit Tedi Blushi.
Me një mesazh në Facebook, Blushi shkruan se ‘ftohet e Çmendura E., për të lexuar raportin e OSBE-ODIHR, në lidhje me kushtetushmërinë e dekreteve’.
Reagimi i zëdhënësit të presidentit, Tedi Blushi:
E ftojmë të Çmendurën E. të lexojë raportin final të OSBE/ODIHR për dekretin kushtetues të Presidentit Meta dhe sjelljet antikushtetuese të Kuvendit, KQZ dhe Kolegjit Zgjedhor, që i provojnë të gjithë botës demokratike kapjen e shtetit nga Rilindja moniste.
Klithmat anti-presidenciale të porositura sot me urgjencë duan të spostojnë vëmendjen nga miratimi kokëfortë i PPP-ve më të shtrenjta në botë, në kundërshtim me Kushtetutën, ligjin dhe interesin publik, dhe në kurriz të qytetarëve shqiptarë.