Ky është momenti kur efektivja e policisë humb gishtat

Protesta e banorëve të Astirit të cilët preken nga projekti i Unazës së Re u shoqërua me tensione dhe përplasje me policinë, ndërsa janë hedhur kapsolla.
Të paktën 12 punonjës policie po marrin trajtim mjekësor në spitalin e Traumës, pasi mbeten të plagosur nga protesta e banorëve të zonës së Astrit përballë Parlamentit.

Mësohet se një nga të plagosurat është një punonjëse policie të cilës kapsolla i ka prere 4 gishtat e njërës dorë, ndërsa një tjetër efektiv ka humbur dëgjimin nga njëri vesh.

Protesta e banorëve të Astirit të cilët preken nga projekti i Unazës së Re u shoqërua me tensione dhe përplasje me policinë, ndërsa janë hedhur kapsolla, tymëse dhe mjete piroteknike në drejtim të policisë.

Deklarata e policisë:

Gjatë protestës që përshkallëzoi në akte dhune ndaj forcave të rendit, përballë godinës së sallave plenare të Kuvendit të Shqipërisë janë plagosur 12 efektivë të Policisë së Shtetit.

Efektivët janë lënduar me mjete të forta dhe piroteknike, hedhur nga tubuesit mbi punonjësit e Policisë, të cilët janë dërguar në spital për ndihmë të specializuar mjekësore, mes tyre dy me dëmtime më të rënda

Policia e Shtetit u bën thirrje protestuesve dhe përfaqësueve politikë për distancim nga dhuna dhe nga goditjet ndaj punonjësve të rendit.Lajmi.net

Loading...