Arrestohet 50-vjeçari pasi kundërshtoi me dhunë forcat e policisë

Një person ka rënë në prangat e policisë pas ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë.

A. B., 50 vjeç, banues në Tiranë u arrestua në rrugën “Isuf Banga” në Tiranë ku u ndalua nga punonjësit e policisë për t’u shoqëruar në Komisariatin e Policisë Nr.2, për të dhënë shpjegime në lidhje me një ngjarje, ku ishte person i dyshuar.

Policia njofton se materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale “Kundërshtimi me dhunë i punonjësit të policisë së rendit publik”.

Loading...