Sali Berisha: “Opozita nuk mund të bëjë asnjë hap të vetëm, do të ishte iluzioni më i tmerrshëm, duke pasur PS-në që krijoi këtë situatë, në një koalicion”

Ish-Kryeministri Sali Berisha u shpreh mbrëmjen e sotme se një koalicion PD-PS do të ishte asgjë tjetër se goditja e mëshirës për sistemin shqiptar, për ta varrosur përfundimisht atë që deri dje quhej demokraci dhe që sot është fund e krye narko-shtet.

Një koalicion i tillë, do të shuante çdo shpresë te shqiptarët, për të marrë rrugën e shtetit ligjor, tha Berisha në “Opinion”, duke shtuar se aktualisht në Shqipëri standardet kanë marrë fund, por ka edhe më keq.

“Opozita nuk mund të bëjë asnjë hap të vetëm, do të ishte iluzioni më i tmerrshëm, duke pasur PS-në që krijoi këtë situatë, në një koalicion”, tha Berisha.

Loading...