I shpallur në k.ërkim dhe i dënuar për falsifikim monedhash,arr.estohet 37-vjeçar

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga një 37-vjeçar të shpallur në kërkim e të dënuar për falsifikim monedhash.

Specialistët për hetimin e krimit ekonomik e financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Belsh, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative kanë bërë të mundur lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e shtetasit R.Z., 37 vjeç, banues në Belsh.

Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Shkallës Parë Elbasan, e ka dënuar me 2 vjet burg, për veprën penale, “Falsifikimi i monedhave”.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.

Loading...