Sipas Eurostat,Shqipëria më e varfra në Evropë

Shqipëria me të treja rajonet e saj (veri, qendër, jug) renditet më e varfra në Europë sipas një krahasimi që bëri Eurostat për të ardhurat për frymë sipas Paritetit të Fuqisë Blerëse në vitin 2017.

Të dhënat bëhen të ditur në Librin Vjetor të Eurostat, të publikuar së fundmi.

Por nga të gjitha rajonet e Europës Shqipëria renditet e fundit, pasi konsumi i saj për frymë nuk është as sa një e treta e mesatares së BE-së. Ndërsa Rajoni i veriut në Shqipëri renditet si rajoni më i varfër në Europë. Veriu ka të ardhura sa 22.7% e mesatares europiane.

Kjo do të thotë që qytetarët e veriut duhet të jetojnë me një të pestën e të ardhurave në raport me një europian mesatar. Për çdo 100 euro që fiton një europian, ata marrin vetëm 22.7 euro.

Jugu i Shqipërisa ka të ardhura sa 28.25 e mesatares europiane.

Më mirë paraqitet situata në qendër, ku ky tregues ngjitet në gati 32.8% të mesatares europiane. Mali i Zi ka të ardhura sa 38.7% e mesatares europiane, maqedonia sa 34.7%.

Diferenca të mëdha ka dhe Serbia. Në zonën e Beogradit, të ardhurat janë sa 62.5% e mesatares europiane, ndërsa në Jug ka zona ku ky tregues është rreth 24%.

Loading...