Këngëtari mjaft i dashur për publikun shqiptar e më gjerë, Stefi Prifti, ka rrëfyer detajet rreth ndarjes së tyre në biznes me këngëtaren Aurela Gaçe.
I ftuar në “Ftesë në 5”, Prifti tha se marrëdhënia u kris për shkak të një telefonate.
Ai kujton se gjithçka ndodhi për shkak të një telefonate, e ndërsa para dy vitesh marrëdhëniet kanë qenë të shkëlqyera.
“Para dy vitesh ishim shumë mirë. Ne gjithmonë kemi qenë miq të mirë në fakt, por një telefonatë prishi bashkëpunimin.
Ishte një telefonatë me viva-voce e Aurela Gaçes me ortakun tjetër, ajo që krisi marrëdhëniet.
Isha unë ai që foli me Aurelën, dhe secili ndoqi rrugën e tij”, tha këngëtari.
Më tej Stefi Prifti zbuloi se shumë shpejt mund të bashkoheshin sërish me Aurelën.