Spahiu: “E nderuar znj.Rudina Hajdari po të dërgoj intervistën e Sali Berishës kur Azemi ishte ende gjallë dhe ti krahasoje me lotët e tij dje në vendin kur legjenda kuqezi u vra mes tradhëtisë”

Kreshnik Spahiu i ka dërguar një mesazh deputetes Rudina Hajdari, një ditë pas përkujtimit të vrasjes së babait të saj, Azemit.

Sipas Spahiut, Berisha ka eliminuar themeluesit e PD-së, e ndërsa i sjell në kujtesë një pjesë të një interviste të ish-kryeministrit kur Azem Hajdari ishte ende gjallë.

E nderuar znj. Rudina Hajdari,

21 vite më parë u ndërpre ëndrra e babait tënd dhe mikut tim më të mirë për një Shqipëri KuqeZi.

Duke qenë se ti ishe fëmijë, dhe nuk lexoje gazetat politike, po të dërgoj intervistën e Sali Berishës kur Azemi ishte ende gjallë dhe ti krahasoje me lotët e tij dje në vendin kur legjenda kuqezi u vra mes tradhëtisë bardheblu! PA KOMENT.

Një ditë më parë, autoritetet dhe politika përkujtuan 21-vjetorin e vrasjes së udhëheqësit të protestave anti-komuniste të dhjetorit 90, Azem Hajdari.

Politikanët e kanë nderuar tek Varrezat e Dëshmorëve, ndërsa kryedemokrati Lulzim Basha, kolegë dhe familja i kanë vendosur tufa me lule edhe tek memoriali ku u vra.

Lideri i PD-së, Azem Hajdari u vra 21 vite më parë, disa metra larg selisë blu.

Loading...