Ata ishin duke kaluar me këmbë në terren teksa kanë pikasur predhat ndërsa kanë njoftuar forcat xheniere për gjetjen e armëve eksplozive.
Autoritetet konfirmojnë se këto predha i përkasin kohës së Luftës së Dytë Botërore. Verifikimet nxorrën se përmasat e tyre janë 30 cm. Në malet e Shqipërisë janë gjetur me kalimin e viteve lëndë luftarake shpërthyese të mbetura aktive që prej periudhës së Luftës së Dytë Botërore. Ato janë instaluar nga trupat pushtuese italiane dhe gjermane.
Sipas raportimeve nga zona ku janë gjetur bëhet me dije se ajop është e mbushur me predha të tilla pavarësisht se nuk është marrë asnjë masë nga autoritetet për ç’rrënjosjen përfundimtare të tyre.
Loading...