Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri shpreh solidaritet me efektiven e policisë Ina Nuka, e cila mbeti e plagosur në protestën e sotme para parlamentit. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, ish-drejtuesi i Ministrisë së Brendshme, shprehet se, kjo ishte dita kur politika i ra “në kurriz policisë” në mënyrë të dhunshme.
“Kurre mos ardhte me dita kur politika i bie ne kurriz policit, kaq dhunshem sa sot! Njeri e gjumton ne rruge, tjetri i thote ‘ndrikull’, tjetri akoma i thote ‘vete i fute duart te fishekzjarri’. Ne krahun tend Ina! Shperim te shpejte. Ate qe ben ti dhe koleget e tu ne nje dite pune, keta palaco se kane bere ne 25 vjet te marra bashke…e sot taksirati yt, duroj edhe keta bashke me dhimbjen”, shkruan Tahiri në një postim në rrjetet sociale.
“Te jam prane me shpirt”, përfundon Tahiri mesazhin e tij.