Mos ik prej meje, të më thuash..
Nisem sa herë që më zë mall
Më qetëson me valët e tua det
Të pëshpëris çdo breng e hall..
Më mbështjell si bijë ,e ndihem qetë
Nisem nga larg që të të prek
Të të ndjej si nënë e imja Vlorë
Si mjegulla qiellit pas të ndjek
Nga malli zjarrtë, bërë një dorë.
Nisem.. si bora të më shuash..
Me kaltërsinë tënde të thellë
Mos ik prej meje, të më thuash..
Se ti ke forcë që pranë më sjellë.
Do nisem që flak të të ndez..
Në drita e llambës ..bërë qiri..
Kur horizontit re e zezë..
Si dielli do të dhuroj dashuri.
Për ty do të vijë e imja Vlorë
Kockat të më dergjen tek ty
Se nëpër botë do i hanë sorë…
Ah, s’dua që të vdes pa sy..
Që të vështrojë të hijshmen bukuri
Sazan e karaburun përballë
Kaninë që ka një histori
Të legjendares Vlorë stërallë…
Mimoza Eliona Osmani