Berisha sulmon policen që humbi gishtat në protestë: Ndrikull!

Ditën e sotme në protestën e dhunshme të banorëve të Unazës së Re u plagos rëndë një efektive e policisë.

Ajo quhet Ina Nuka dhe mësohet se ka humbur dy gishta nga shpërthimi i një kapsolli. Ish-kryeministri Sali Berisha përmes një statusi në ‘Facebook’ ka sulmuar ashpër një prej policeve që u plagos gjatë protestës së sotme të banorëve të Unazës së Re para Kuvendit.

Berisha i sugjeron polices që “t’i ruaj gishtat se mos ia vjedhin hajnat”.

REAGIMI I BERISHËS

Ndrikull, ruaj gishtat se ti vjedhin hajnat!

Te dashur miq, kjo eshte ndrikulla per te cilen mashtruan si derra nga Edvin Kristaq Urrejtja tek Sander Vasali dhe Geron Veliu. Siç shihni nga foto ajo ka nje demtim te nje gishti ndaj dhe nuk eshte fashuar as pellemba dhe as gishtrinje te tjere.

Duke i thene te shkuara, le te keshillojme ndrikullen me uniforme te ruaj gishtrinjte sepse meqe nuk i ka humbur do ja vjedhin hajnat per hir te vijes se kuqe!

ps: Vendosja e policeve ne rreshtin e pare perballe demostruesve eshte model i Gedafit. sb /Lajmifundit.al

Loading...