Artan Islami aktori i Teatrit “Petro Marko” Vlorë, rrëmben trofeun “Aktori më i mirë protagonist” në Festivalin e Komedisë, në Mitrovicë

Aktori i Teatrit “Petro Marko” Vlorë Artan Islami, fiton trofeun si “Aktori më i mirë protagonist” në rolin e Mirkos, në komedinë “Sundimi i Gruas” të Miro Gavran ( Kroaci) dhe regji të Marigona Bekteshi Ferati (Kosovë).

Përgëzime regjisores Marigona Bekteshi për këtë bashkëpunim, skenografi dhe kostumografi të Drini Shehu, kompozitorit Artur Dhamo dhe Artur Agari në audjo i cili mbanë peshën më kryesore në të gjitha shfaqet dhe gjithë stafit mbështetës të prapavijës, për prezantimin dinjitoz në këtë ngjarje mbarëkombëtare teatrore.

Urime A. Islamit për këtë trofe dhe gjithë trupës së aktorëve!

#mitrovicainfest#; #aktorimeimire#; #teatripetromarko#

Loading...