Tepelena shënoi sot 75-vjetorin e çlirimit, ku u zhvillua ceremonia pёrkujtimore me pjesёmarrjen e zёvendёs kryeministrit Erion Braçe, prefektit tё qarkut Gjirokastёr Astrit Aliaj, kryetares sё Kёshillit tё Qarkut, Lindita Rova, kryetarit tё bashkisё Tepelenё Tёrmet Peçi, kryetarit tё bashkisё Memaliaj Gjoleka Guci, përfaqësues të institucioneve vendore si dhe familjarë të dëshmorëve të rënë.
Ceremonia pёrkujtimore e 75-vjetorit tё çlirimit tё Tepelenёs, zhvilluar nën kujdesin e kryetarit tё bashkisё Tepelenё është shoqëruar me vendosjen e kurorave me lule pranë varrezave të dëshmorëve duke vijuar mё pas me aktivitete tё ndryshme si ekpozitё fotografike “Tepelena nё vite”, vizitё nё “Muzeun e Qytetit”, si dhe ndarjen e vlerёsimeve pёr disa qytetarё me “Tituj nderi” pёr kontributin e tyre ndaj qytetit tё Tepelenёs.
Nё fjalёt pёrshёndetёse nga drejtuesit pjesёmarrёs shprehёn mirënjohjen, respektin, përuljen ndaj gjithë dëshmorëve dhe heronjve të Tepelenёs dhe gjithё Shqipërisë që dhanë jetën për lirinë e atdheut gjatё luftёs Antifashiste Nacionalçlirimtare. /atsh