Një vatër zjarri është ribërë aktive mesditën e sotme në malin e Vashës në Labinot Mal të Elbasanit.
Pasi zjarrfikëset vunë nën kontroll vatrën e ndezur gjatë paradites, zjarri është rindezur sërish.
Sipas shefit të zjarrfikëses, Tajar Alla dy mjete janë nisur drejt malit.
Ndërhyrja konsiderohet e vështirë për shkak të terrenit kodrinor. Bëhet me dije se rreth 4 hektarë sipërfaqe është djegur ndërsa shkaqet mbeten ende të panjohura.
Kjo është vatra e dytë që bëhet aktive brenda 24 orëve.
Loading...