Politikania është ndjerë nostalgjike edhe është kther pas në kohë ku ka folur për orët e lëna në gjimnaz dhe vendet që frekuentonte në rininë e saj.
“Ka qenë një kafe e vockël ishte disi më e bukur se ishte me xhama dhe xhamat reflektonin murin e vjetër dhe dukej sikur ti ishe në një kafe nuk e di se ku në një vend me më shumë infrastruktur se Shqipëria në atë kohë.
Dhe unë shkoja aty një herë ose dy herë në javë e kur porositej ajo kapuçino me bustinë dukej sikur kishe një tjetër lloj standarti, s’ishte thjesht kafe, s’ishte thjesht gjimnaziste”, është shprehur Duma.
Më pas ajo surprizon kur tregon se dikur është marrë edhe me muzikë.
Ish-deputetja ka rrëfyer kohën kur studionte për violinë dhe mësuese kishte mamanë e saj.
“Është e tmerrshme të kesh mamin mësuese në shtëpi. Unë dilja në provim dhe ajo ishte pjesë e komisionit, pastaj ishte shumë e emocionuar dhe largohej, por sapo largohej i thoshte njërës prej zyshave aty, se donte të tregonte që ishte më kërkuese se ato vet dhe nuk më ka ndodhur njëherë të vetme të marrë një rezultat maksimal, megjithëse torturohesha.
Vinte koha e plazhit dhe tek oborri i shtëpisë time vinin kushurinjtë që do bëheshin gati, unë i dëgjoja që ata luanin me top unë vazhdoja studioja violin se duhet të bëja orët e violinës. Kushdo që mendon se arti është një gjë e thjeshtë, është gjëja më e vështirë për tu perfeksionuar.
Unë e mbaj mend që fëmijë e sot që studimi i violinës ka qenë më i vështiri që kam bërë, 4-5 orë në ditë dhe nuk ja dola”, tha Grida Duma.
Ndërsa përsa i përket politikës, Duma ka dhënë mendimin e saj për gruan më me stil në Partinë Socialiste.
“Më e këndshme për mua, ose në zgjedhje të mira besoj se është Mimi Kodheli”, ka përfunduar ish-deputetja.