I qeshur dhe sportiv mes nxënësve, Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi siç nuk e keni parë

Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi, të cilin jemi mësuar ta shohim serioz dhe me fytyrën e ngrysur, në ditën e parë të vitit shkollor është shfaqur krejt ndryshe.

Teksa ka qenë në shkollën profesionale “Petro Sota” në Fier, Ruçi ka provuar që të shfaqë aftësitë e tij dhe në basketboll, duke tentuar që të realizojë një kosh.

Nga Fieri Ruçi ka bërë thirrje që të rinjtë të zgjedhin sa më shumë arsimin professional, pasi vendi ka nevojë për specialist në shumë fusha.

Nuk munguan as premtimet se vitin e ardhshëm do të ketë më shumë mbështetje nga ana e qeverisë për arsimin, duke rritur edhe buxhetin.

“Arsimi dhe shkolla kanë edhe shumë nevoja të tjera dhe unë jam sot para jush të zotohem se në buxhetin e vitit të ardhshëm që do të miratohet gjatë këtij sesioni parlamentar, arsimi publik do t’i kushtojmë më shumë priroritet, burime e mbështetje”, shkruhet në përshëndetjen e Kryetarit të Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, përnxënësit, mësuesit dhe prindët e shkollës profesionale “Petro Sota”, Fier.

Loading...