Porositë e një prindi për djalin e tij në ditën e parë të shkollës: “Respekto mësuesit e Tu edhe në ato raste kur ata nuk janë simpatik në sytë dhe mendjen Tuaj. Edhe më i pazoti ndër ta di diçka më shumë se ty…”

Porositë e një prindi për djalin e tij në ditën e parë të shkollës.

Ai është qytetari i nderuar dhe prindi i kujdesshem Vullnet Bilbilaj i cili nëpermjet nje statusi në facebook i shkruan birit te tij nje leter me disa porosi:

“Respekto mësuesit e Tu edhe në ato raste kur ata nuk janë simpatik në sytë dhe mendjen Tuaj. Edhe më i pazoti ndër ta di diçka më shumë se ty.

Së fundmi bir na respekto edhe neve në familje, neve që të duam më shumë se asnjë tjetër në botë, gjyshe Zankon, mamin tënd dhe mua.” – Janë disa nga poositë e këtij prindi.

Statusi i plotë:

“Erald, sot ti nise një rrugë tjetër të rëndësishme në jetën tënde, fillove vitin e parë në Gjimnazin “Ali Demi” .

E di bir që kur ti lexosh këto rreshta në FB do të më “qortosh” me mendjen tënde dhe do të ndihesh i skuqur para shokëve të tu të mirë (ti mbase nuk e di por unë i njoh të gjithë shokët e tu dhe jam krenar që ti i do shumë ata) por do të them disa porosi të vogla të cilat mendoj se do të vlejnë në jetën tënde:

1- Respekto mësuesit e Tu edhe në ato raste kur ata nuk janë simpatik në sytë dhe mendjen Tuaj. Edhe më i pazoti ndër ta di diçka më shumë se ty.

2- Respekto dhe duaji shokët e klasës dhe të shkollës dhe mos i ofendo asnjëherë ata . Bindi shokët se shkolla nuk është arenë sherresh por tempull i dijes.

3- Shfrytëzo mirë kohën për shkollimin tënd për të fituar dije të vërteta, të cilat do të jenë themeli ku do të ndërtohet rruga e të ardhmes tënde. Zotësia e fituar nëpërmjet dijes është arma më e mirë për të mundur konkurencën e pamëshirmshme dhe dashakeqësinë e njerëzve të pa aftë.

4- Së fundmi bir na respekto edhe neve në familje, neve që të duam më shumë se asnjë tjetër në botë, gjyshe Zankon, mamin tënd dhe mua.Edhe pse nuk është se kemi më pak dije se ty por gjyshja, mami dhe unë vjetërohemi në moshë dhe në dije, ndaj dhe kur ndonjëherë do do ketë gjëra që nuk do të pëlqejnë apo ne ja futim kotë, ti Erald bëj gjoja sikur na kupton duke na e ruajtur sedrën tone, sepse kështu do të ndihmosh për të ruajtur harmoninë në familje. Për Ronin, vëllain tënd të madh dhe të vetëm, duaje në çdo kohë dhe rrethanë, tani dhe kur të jetë I martuar. Më shumë kur të martohet sepse atëherë ai ka më shumë nevoj sepse gratë biri im edhe janë të mira por herë herë ngatërrojnë edhe vëllezërit me njeri tjetrin.

Me shumë dashuri dhe besim tek ty,
Babi!

@ Labëria News

Loading...