Ata shprehen se pavarësisht se paguajnë më shumë se 2 mijë lekë të reja ujë në muaj, ai që vjen në banesat e tyre nuk është i pijshëm për shkak të pranisë së madhe të ndryshkut.
“Këtu ka 6 vite dhe nuk është bërë asnjë invetim, paguajmë ujë dhe blejmë ujë për të pirë. Uji vjen gjithë ndryshk, na çojnë vetëm një gjysmë ore gjumë, paguajmë ajrin, se uji nuk na vjen”, shprehet një prej banorëve”, shprehet një prej qytetarëve.
“Po na ndajnë si në kohën e Enverit, ne nuk jemi në Dragobi, jemi vetëm 8 kilometra larg qytetit të Fierit. Taksat a na i kanë marrë, ujë paguajmë dhe ujë nuk kemi. Ku është shëndetësia e Fierit, pse na trajtojnë si në Orosh të Mirditës, ne jemi Levan, nuk jemi në Dragobi”.
“Asnjë lopatë zhavor nuk është hedhur këtu, jemi më keq se të ishim në internim. Jemi 970 banorë në Shtyllas, dhe nuk kemi marrë asnjë denoncim”.