Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku ka zbuluar disa detaje nga aeroporti i Vlorës, ku vuri theksin se është një projekt modern i parametrave ndërkombëtar, por nuk munguan edhe kritikat për aeroportit të Rinasit.
“Nuk është më një ëndërr,por realitet. Një aeroport loë-cost. Aeroporti i Tiranës, Biznesi i ka prekur xhepat e shqiptarëve, ka cenuar sigurinë.
Kemi marrë masa. Ka pasur ndryshime të mëdha në linjën menaxheriale, presim që të na prezantohet plani i investimeve që kanë munguar.
Presim që të ketë ndryshime të mëdha.
Një piste e parametrave ndërkombëtare. “Air Albania” shumë shpejt do fluturojë drejt SHBA-së.
3.2km pista e aeroportit të Vlorës, me gjerësi 60 metra duke plotësuar kushtet e një aeroporti modern. Tre kolona kryesore” Aviacioni Civil, të gjitha funksionet. Cargo-s e tregëtisë së mallrave dhe shtylla e tretë është mirëmbajtjen e Avionëve”, tha Balluku.