Kryemadhi: “Hapja e negociatave jo një betejë politike por një sfidë për popullin dhe politikën”

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka dhnë gjatë ditës së sotme një intervistë për A2 CNN,

“Hapja e negociatave jo një betejë politike por një sfidë për popullin dhe politikën” eshte shprehur Kryemadhi.

Më poshtë keni intervistën e plotë:

Cili është perceptimi që keni arritur të krijoni javët e fundit për hapjen e negociatave? Pritet një refuzim, një po me kushte, apo të paktën do të kemi një hapje për dy kapitujt kryesor që lidhen me sundimin e ligjit në vend dhe luftën kundër krimit dhe korrupsionit?

Sapo dëgjova mbledhjen e të ashtuquajturit Komisioni i Integrimit Kombëtar, ku për hir të së vërtetës vazhdojnë me teatrot e radhës për të kuptuar se çfarë ndodh në të vërtetë me Shqipërinë. Dua t’ju theksoj që çelja e negociatave nuk është më një betejë politike, por është një sfidë për popullin shqiptar dhe për klasën politike shqiptare. Nëse ne do të vazhdojmë dhe do ta kthejmë në Kalin e Trojës betejën e negociatave, mos të harrojmë që kjo gjë jo vetëm që nuk do t”i ndihmojë shqiptarët, por përkundrazi do t”i kthejë në një rrugë pa krye, e cila do të fillojë dhe do ta tkurri, duke filluar të mos gjetur problemin kryesor që ka sot Shqipëria.

BE është shumë i qartë në procesin e hapjes së negociatave. Ka një datë, një afat të caktuar dhe ka një “po” ose “jo”. Ajo ç’ka dua të them është se po të hyjmë në histori dhe argumentime politike, mos të harrojmë që para një viti kemi shqyer shishet e shampanjës duke i thënë urime Shqipërisë për hapjen e negociatave. Ndërkohë sot vazhdojmë dhe presim se çfarë do të ndodhë më 18 nëntor. Mos të harrojmë që liberalizimin e vizave, Shqipëria e ka marrë me 8 nëntor të 2010 dhe më 15 dhjetor shqiptarët filluan të lëvizin të lirë në BE, sepse u mor ky vendim dhe ishin të qartë në këtë gjë. BE nuk bën politika dhe nuk bën shoë mediatik apo politik, apo mashtrim po themi elektoral apo propagandë, BE thotë, po ose jo. Mos të harrojmë që kur morëm për herë të parë po themi propozimin nga komisioni I BE për hapjen e negociatave kishim 5 kushte që ishin të lidhura me Reformën në Drejtësi. Pastaj vitin tjetër morëm edhe 8 kushte të tjera, nga 5 u bënë 13, pastaj morëm edhe disa kushte të tjera dhe tani po presim kushte të tjera. Nëse do të realizojmë këto kushte do të hapen negociatat. Ajo që mendoj unë sot dhe që kanë një problem shumë të madh shqiptarët është që ne po vazhdojmë t’i ushqejmë me lugën bosh me idenë e hapjes së negociatave. Negociatat janë proces politik politik dhe administrative i drejtpërdrejtë ku, çfarë do të thotë luftë kundër korrupsionit? Luftë kundër korrupsionit nuk do të thotë të luftosh korrupsionin duke sharë edhe duke përbaltosur njerëz të tjerë apo duke bërë sikur arreston 54 biznesmenë që falcifikojnë me TVSH-në të cilët falcifikimet e këtyre dokumenteve vijnë si rezultat I kompanive të mëdha dhe të lidhura drejtpërsëdrejt me oligarkët. Luftë kundër korrupsionit do të thotë që të fusësh brenda të gjithë ata të cilët kanë hedhur firmën të zezë mbi të bardhë për koncesionet, për vjedhjet, për grabitjet, për uzurpimin e pronave të qytetarëve, për mashtrimet që u kanë bërë qytetarëve, për vjedhjet e parave të buxhetit të shtetit, për shkeljen e Kushtetutës, për shkeljen e ligjit e të gjitha kështu me radhë. Pra nuk do të thotë luftë kundër korrupsionit thjeshtë një përrallë apo një bojatisje fasadash.

Deklaratat e Ramës, Kryemadhi: Nuk ka realitet tjetër për Shqipërinë, përveç Bashkimit Europian

BE është shumë i qartë në vendimin e tij. Nëse Reforma në Drejtësi do të kishte dhënë frytet e saj, BE do të kishte qenë kryesori që do të kishte përgëzuar. Një Reformë në Drejtësi e pa kapur dhe e pavarur nga politika është garanci për shqiptarët, për investimet e huaja dhe ato vendase.

Opozita është shumë e qartë dhe pozicionimi ekstrem i opozitës në jetën politike shqiptare, ishte diçka e domosdoshme për të pozicionuar Shqipërinë në BE, sepse deri në janar, asnjëri nga ne nuk e kuptonte se ku do të shkonte Shqipëria. Ndërkohë mos harroni që në dhjetor të 2017, gjithashtu edhe në disa round table të kryeministrit, ai ka deklaruar që nëse nuk do të hapin negociatat Shqipërisë, atëherë ne do të shikojmë realitete të tjera. Realitete të tjera nuk ka për Shqipërinë dhe shqiptarët. Shqiptarët kanë vetëm një realitet dhe ai është BE. Nëse kryeministri ynë ka realitete të tjera, atëherë le të ngrejë plaçkat dhe të shkojë në realitetin e tij. BE-ja është e ardhmja e Shqipërisë. Opozita është në unison në qëndrimin e saj dhe kjo është e qartë. Opozita është e gatshme për t”u përballur me çdo platformë dhe për të qenë partnere e realizimit të çdo pakete kombëtare transparente, e cila anëtarëson Shqipërinë në BE, krijon një reformë në drejtësi të pavarur dhe të drejtë për shqiptarët, krijon luftë kundër korrupsionit dhe krimit ekonomik, hap hapësira për punësimin e të rinjve, sepse vetëm në këtë mënyrë Shqipëria do të ketë mundësinë ti mbijetojë kësaj situate dhe kësaj krize të tmerrshme.

Kryemadhi: Kjo mazhorancë kundër integrimit, ka kapur drejtësinë

A i njeh përgjegjësitë e veta opozita për integrimin e vendit në BE?

Akuzat tona kanë që në momentin që kemi djegur mandatet. Mazhoranca kapi sistemin e drejtësisë dhe po e përdor për të mbrojtur kriminelët dhe grupet kriminale. Çdo ditë e më shumë po lirohen grupe kriminale për mungesë të provave, ka vrasje që nuk kapen asnjëherë autorët, burgjet nuk mbushen me oligarkët që kanë grabitur xhepat e shqiptarëve por me hallexhinjtë që nuk paguajnë dot energjinë elektrike, apo për ndonjë kafe lagje që nuk ka kuponin tatimor. Kjo mazhorancë jo vetëm që është kundër integrimit europian, sepse integrimi do të thotë rregulla, shteti të jetë ligjor, do të thotë që të funksionojë demokracia, të funksionojë pluhuralizmi.

Kjo mazhorancë bëri bejsbollin kushtetues. I hoqi të drejtën e fjalës opozitës, i hoqi të drejtën e përfaqësimit opozitës në delegacionet parlamentare, i hoqi të drejtën e diskutimit opozitës në Parlament për çështjen e ministrave të famshëm që solli z. Rama në janar. Pastaj filloi ti hiqte dhe të drejtën e ankimimit në Gjykatën Kushtetuese, sepse ishte garancia e opozitës dhe e demokracisë.

Pra prej dy vitesh mungesa e kësaj Gjykatë Kushtetuese do të thotë që t’i heqësh të drejtën opozitës dhe çdokujt tjetër për t’u ankimuar për vendimet e paligjshëm. Ku mund të ankohen shqiptarët? Në cilën gjykatë? Mos të harrojmë që dje kryetari i Bashkisë tregoi se si kishte pastruar monumentet nga llotot e deputetëve të LSI-së, por mos të harrojmë që kjo nuk është e vërtetë. Sepse Përparim Spahiu, deputet i LSI e ka marrë në telefon dhe i ka thënë që po prish një pronë të një qytetari, i cili është me hipotekë nga viti 1981. Banesa do të prishej sepse do të hapej rruga për një ndërtues të një pallati dhe z. Veliaj bërtiste sikur po pastronte monumentet.

Uzurpimi i mediave, mashtrimi që iu bëhet qytetarëve me lajme të rreme, uzurpimi dhe grabitja e pronave të qytetarëve, heqja e të drejtës së fjalës, heqja e të drejtës së animimit, do të thotë që Shqipëria po shkon drejt një diktature, drejt një vendi monist, një vendi ku shqiptarët nuk kanë më të drejtën të jetojnë në demokraci. Zgjedhjet e 30 qershorit treguan që me votime të njëanshme, ku dhe këta kandidatë që mund të ishin shumë të mirë por vetëm ata kriminelë që ka vendosur në lista nuk mund të ishin, se s’kishin asnjë kundërshtarë.

Kryemadhi: Dialogu duhet të jetë institucional, opozita ka një paketë për zgjidhjen e krizës

Politika dialog është dhe dialogu duhet të jetë institucional dhe dialog ne nuk bëjmë sa herë ka Rama problem, nuk bëjmë ne dialog sa herë ka Monika problem apo Luli apo Berisha etj. Dialogu duhet të jetë institucional sepse edhe një nga kushtet që ka Bashkimi Europian përhapjen e negociatave është dialogu politik. Çdo të thotë dialog? Dialog do të thotë të bëjmë dhe për çmimin e ujit edhe për mungesën e ujit, dialog edhe për shkollat, do të thotë edhe për infrastrukturën, do të thotë edhe për korrupsionin, do të thotë edhe për reformën në drejtësi, do të thotë edhe për reformën zgjedhore, do të thotë shumë gjëra dialogu politik sepse për hir të se vertetës mungesa e dialogut politik, e institucionit të dialogut ka sjellë që shqipëria sot e kësaj ditë të jetë në tranzicionin politik. Mos harroni që kemi nisur procesin e integrimit europian përnjëherë më Kroacine dhe sot Kroacia merr vendim në qoftë se duhet të hapen negociatat apo nuk duhet të hapen negociatat për Shqipërinë dhe imagjinoni sa larg përshkak të mungesës së dialogut politik ku ndërkohë kroacia mori një vendim shumë të rëndësishëm kur u pranua dhe iu hapen negociatat që mori nje vendim shumë të qartë dhe bëri një pakt kombëtar për Kroacinë ku axhenda e vetme nuk ishin as koncesionet, as financat, as politika dhe kishte vetëm një axhendë të qartë Kroacia, axhendën e integrimit europian, atë te cilën ne e kemi propozuar me kohë me më shumë se një viti e gjysëm si Lëvizja Socialiste Për Integrim por edhe si opozitë ku themi që kemi një paketë anti krizë për sa i përket procesit të integrimit europian.

Hapja e negociatave do të zgjidhte njëherë e përfundimisht krizën në të cilën është përfshirë Shqipëria, jo vetëm po themi krizë shoqërore jo vetëm krizë sociale dhe ekonomike por mbi të gjitha edhe krizë mentaliteti sepse për hir të së vërtetës shqiptarët po bëhen më të mbyllur më depresiv e cila po i largon nga Shqipëria.

Loading...