Pedagogu Denis Himci tregohej këmbëngulës duke i bërë komplimente dhe duke i premtuar vajzës veç marrjes së provimeve, edhe dhurata gjithashtu.
“Mallkuar ai që nuk të do ty, të çoj unë për ndonjë masazh. Zëre se unë jam engjëlli yt dhe do t’i plotësoj të gjitha nga A-ja te Zh-ja”.
Herë pas here vajza përpiqej t’i shmangej në mënyra të ndryshme, por pedagogu në fjalë vazhdonte të mos merrte parasysh asnjë prej arsyeve që vajza mund t’i jepte.
Situata rëndohet me studenten, kur në këmbim të provimeve, duhet të japë trupin e saj për zinxhirin e marrjes së provimeve. Madje, ai është i gatshëm, që një kolegeje t’i blejë parfum, që kjo e fundit, t’ia japë provimet studentes.
Profesori-doktor i shkencave Denis Himci kërkon puthje, por është i pakënaqur me puthje në faqe…!!!