Kërkoi s.eks me studenten – Po.licia e Elbasanit shoqëron në komisariat pedagogun e universitetit

Policia e Elbasanit ka shoqëruar në komisariat pedagogun e universitetit të këtij qyteti Denis Himcin pas publikimit në media të një video-përgjimi ku dëgjohej teksa i kërkonte favore seksuale një studenteje.

Emisioni Stop publikoi në puntatën e sotme rastin e Pedagogut Himci, i cili i kërkonte favore seksuale një studenteje në këmbim të marrjes së disa lëndëve ku ajo ishte mbetëse.

Në video pedagogu Denis Himci shfaqet me një makinë tip Audi, ndërsa tregohet këmbëngulës duke i bërë komplimente dhe duke i premtuar vajzës veç marrjes së provimeve, edhe dhurata gjithashtu.

“Mallkuar ai që nuk të do ty, të çoj unë për ndonjë masazh.

Zëre se unë jam engjëlli yt dhe do t’i plotësoj të gjitha nga A-ja te Zh-ja”, dëgjohet të thotë ndër të tjera pedagogu në video.

Loading...