Largimi i aktores Delinda Disha nga Top Channel po diskutohet shumë – Zbulohen arsyet përse iku nga “Portokallia”

Largimi i aktores Delinda Disha nga Top Channel po diskutohet së shumti në media pas deklaratës së Salsano Rrapit, se ajo iku fshehurazi.

Aktorja kaloi papritur në Klan për t’u bërë pjesë e programit që do të drejtohet nga Marina Vjollca, ndërkohë që nuk nguroi ti kthejë përgjigje Salsanos.

Por pse u largua Delinda?

Në një reagim të saj ajo shprehej se i mbaroi kontrata por, burimet për Prive kanë bërë të ditur se janë dy arsye kryesore që e kanë bindur Delindën të zhvendoset.

“E para lidhet me pagesën. Televizioni rival duket të ketë hapur ‘thesin’ duke i ofruar aktores një pagesë më të lartë, në tentativë për të grumbulluar afër vetes emra të suksesshëm.

Arsyeja e dytë dhe më kryesore lidhet me bashkëshortin e saj. Burimet i kanë thënë portalit tonë se personi i zemrës, Eldo, do e ketë një rol të rëndësishëm në spektaklin e ri ‘Klanifornia’ duke qenë kostumograf i tij.

Me një profil akademik të ngjashëm, çifti duket të kenë zgjedhur që të punojnë bashkë në skenë dhe ‘Klanifornia’ ka qenë një mundësi e tillë ideale. Siç ka treguar Delinda në vazhdimësi, Eldo është një prej kritikëve më të fortë të punës së saj dhe një rrjedhë e tillë e ngjarjeve duket të jetë krejtësisht e natyrshme”.

Loading...