Boat Trip Albania
Book a boat trip in albania

Pasdite letrare në Vlorë! (foto)

Pasditja letrare në Hotel New York në Vlorë ishte një nga ngjarjet më të bukura të përjetuara ndonjëhere prej meje.

Një pasdite poetike me pjesëmarrjen e poetes islandeze Kristin Bjarnadottir dhe poetes suedeze Anna Mattsson.

Klubi i Poetëve dhe Shkrimtarëve “Petro Marko” mblodhi rreth vetes qytetarë, poetê, shkrimtare dhe artistë të zhanreve të ndryshme.

Aktiviteti u hap me një video poezi kushtuar Fatos Arapit.

Nje video In Memoriam.

Poezia erdhi e gërshetuar aq bukur me muzikën operistike nga e mrekullueshmja Alisa Katroshi.

Kënga labe e kënduar mahnitshëm nga Ludmilla Baballeku.

Recitimet mbreslënëse të Anna Mattsson , Kristin Bjarnadottir dhe poetëve të klubit “Petro Marko” aty ndanë bregdetit tonë të mrekullueshëm i përzjenë bashkë dallgët, vargjet dhe tingujt e nje djali Vlore si Aulon Naçi.

U mbledhshim përherë në të tilla raste!

Me këngë e poezi në zemra!

Alisa Velaj

Loading...