Ambasadori i Austrisë në Shqipëri, Johann Sattler deklaroi sot se prioriteti i Austrisë gjatë presidencës së KE-së është hyrja e Shqipërisë në BE.
Ambasadori Sattler, së bashku me Konsullin e Nderit në Vlorë, Arben Malaj, biseduan sot me studentët e Universitetit të Vlorës.
Ambasadori foli për prioritetet e Austrisë gjatë presidencës së Këshillit Europian.
“Një ndër prioritetet kryesore është hyrja e Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian. Inkurajuam brezin e ri të përfshihet në çështjet e rëndësishme politike, si p.sh. reforma në drejtësi, dhe mos t’ua lërë në dorë vetëm partive politike”, u shpreh ambasadori.
Nga ana e tij, Arben Malaj foli për sfidat e Shqipërisë në rrugën e vështirë, por premtuese të integrimit europian. /atsh