Rreth 100 kg lëndë narkotike e llojit kanabis janë sekuestuar pasditen e kësaj të enjte në aksin Gjirokastër-Kakavijë.
Droga po transportohej me një automjet i cili vinte nga Saranda, me destinacion kufirin me Greqinë. Policia ka ndaluar automjetin e dyshimtë dhe pas kontrolleve të ushtruara, zbuloi sasinë e drogës të ngarkuar në disa thasë.
Policia ka arrestuar shoferin e makinës dhe dy personat që ndodheshin me të, ndërsa është shpallur në kërkim një tjetër.
Loading...