DASHURIA IME TI..
Dashuria ime ti,
endesh në rrugica të pashkelura,
qan lodron në fshehtësi ,
tretesh..shfaqesh ,
kur unë bërtas në qënien time,
lind nga thellësitë lozonjare,
që tinëz luajnë kur shohin atë.
Ka raste kur pylli bëhet i egër,
labirint kafshues,
flutur inatçore,
që nesër qesh nga mëria e vjetër .
Dashuria ime ti,
avull me këmishë të gjelbër,
që mbush frymën e njomë,
me ajër rozë.
Dashuria ime,
sot bashkë me ty,
mora diell e shi të ngrohtë ,
që mbush tokën,
me prush që ende vlon.
Dashuria ime ti,
portë e padukur,
në kurmin e ecjakeve shend e verë,
lulnajë në ngjitje ,
në oazin që pret qiellin e kaltër.
RUDINA PAPAJANI.
Loading...