Një avokat i njohur në Holandë është qëlluar për vdekje jashtë shtëpisë së tij në Amsterdam.
Mediat e huaja bëjnë me dije se është ekzekutuar 44-vjeçari Derk Wiersum, i cili ishte avokat i një dëshmitari shtetëror në një çështje kundër anëtarëve të një bande të madhe droge, të cilët akuzohen edhe për pesë vrasje të tjera në vitet 2015 dhe 2017.
Policia vendase e ka cilësuar ngjarjen “një krim brutal”, ndërsa ka thënë se një i dyshuar i maskuar me kapuç është larguar me këmbë.
“Holanda është kthyer në një narkoshtet.
Krimi i organizuar ka marrë plotësisht kontrollin”, u shpreh Jan Struijs, anëtar i sindikatës së policisë NPB.
Loading...