Hoxha shprehu rezerva për punën e prokurorisë, kur tha se nëse Tahiri sot do të shpallet i pafajshëm do të jetë shumë e vështirë të nisë një hetim i ri për kanabizimin në 2016.
“Kur prokuroria për krimet e rënda filloi procedimin gjeti dy referime të mëparshme dhe ia bashkëngjiti, bashkuan edhe dosjet që nuk ishin pjesë mirëfillta të këtij hetimi.
Duke synuar që të siguronin prova edhe në Shqipëri pavarësisht si shkonin hetimet në Itali.
Prokuroria italiane synonte të shikonte nëse Tahiri ishte i përfshirë në këtë grup kriminal dhe cfarë roli kishte luajtur në këtë organizatë kriminale.
Prokuroria italiane nuk ka gjetur prova të implikimit të Tahirit në trafik droge dhe vendimi tjetër i gjykatës është për cështjen Habilajt, ku gjatë kësaj cështje nuk përfshihet emri i Tahirit.
Nëse prokurorët do të kishin gjetur prova ata nuk do ta kursenin. Prokurori i Katanias nëse do të lëshonte një urdhër arresti, kush do ta mbronte. Përpjekja e prokurorisë shqiptare për të bashkuar dosjet nuk ngjiti.
Nëse ky hetim del i pavlefshëm, nëse gjykata e nxjerr të pafajshëm atëherë do të jetë shumë e vështirë të nisë një hetim i ri për implikimin e Tahirit në 2016” tha ai.