Kapet një peshk gjigand prej 104 kg (foto)

Një peshk gjigand prej 104 kilogramësh është kapur në Spanjë.

Sipas “Mirror”, Robert Webb ishte në ditën e fundit të ekspeditës së peshkimit në Spanjë kur kapi peshkun në grepin e tij.

Mendohet që peshku të jetë më i madhi në llojin e tij të kapur në Evropë.

63 vjeçarit iu deshën 40 minuta për të tërhequr peshkun e madh, specie e rrallë e racave albine.

Robert tha: “Isha i vendosur për ta çuar deri në fund. Ishte e mrekullueshme të shihej.”

Loading...