Policia e Koresë së Jugut ka identifikuar një të dyshuar, në një prej çështjeve më famëkeqe të vrasjeve seriale të vendit, në më shumë se 30 vjet, thanë autoritetet këtë të enjte.
Policisë iu deshën 1.8 milion ditë pune nga 1986 deri në 1991 për të hetuar 10 vdekjet e grave në pjesët rurale të Hwaseong, në jug të Seulit.
Testet e reja të ADN-së e lidhën Lee Chun-jae, 56 vjeç, me të paktën tre nga vrasjet.
Midis viteve 1986 dhe 1991, 10 gra midis moshës 13 dhe 71 vjeç u gjetën të vrarë në Huasong, një qytet në jug të Seulit.
Të gjitha ishin dhunuar para se të vriten dhe të gjitha ishin gjetur të lidhura te çorapet dhe në veshjet e tyre, shkruajnë mediat në gjuhën angleze.
I dyshuari tashmë po vuan një dënim të përjetshëm për dhunimin dhe vrasjen e kunatës së tij në 1994.
Ai ka mohuar pretendimet dhe nuk mund të ndiqet penalisht, pasi ka skaduar afati për krimet e rënda.
Jo pak, por mbi 2 milionë oficerë policie u angazhuan për të zbuluar vrasësin e tmerrshëm serial që dhunoi e vrau gratë.
Policia hetoi rreth 21 000 individë dhe krahasoi gjurmët e gishtërinjve të rreth 20 000 prej tyre, por që ishin pa sukses.
Ky rast ka frymëzuar edhe një regjisor në Korenë e Jugut Bong Joon-ho, që ka bërë filmin me titullin “Memoriet e vdekjes”.