Zjarri në pak minuta përpiu gjithçka në Qytetin Studenti (foto)

Një zjarr që në pak minuta përpiu gjithçka.

Pamjet nga Qyteti Studenti pas zjarrit të rënë në mesditë janë të frikshme.

Për fat të mirë nga ky zjarr nuk pati persona të lënduar, por dëmet janë të konsiderueshme.

Gjithçka nisi pasi persona të papërgjegjshëm i vendosën zjarrin disa shkurreve, pa e menduar se flakët do të dilni shpejt jashtë kontrollit.

Flakët që rrezikuan edhe poligonin e qitjes Rexhep Ramaj si dhe një pallat 10 katësh, banorët e të cilit u evakuuan me urgjencë.

Ndërkohë që thuhet se një vilë u përpi nga flakët.

Loading...