Itali – Arr.estohet shqiptari

Një shqiptar i njohur në zonë për trafik droge, u arrestua nga karabinierët e stacionit Gualdo Cattaneo, në bashkëpunim me ata të Stacionit Foligno.

Policia italiane i gjeti gjatë kontrollit kokainë dhe 100 euro të gatshme.

Paratë dyshohet se shqiptari i ka siguruar nga aktiviteti kriminal.

Forcat policore italiane kanë mundur të ndalojnë shqiptarin, në kohën që ai po i jepte drogë një personi të varur nga lëndët narkotike.

Hetimet kanë zbuluar se i dyshuari ishte përgjegjës edhe për së paku 4 raste të tjera të trafikut të drogës.

I riu shqiptar u paraqit sot në mëngjes në gjykatë, ku pritet të gjykohet për disa raste trafiku të lëndëve narkotike.

Loading...