“Shpella e shkruar” – Vëzhgim arkeologjik për artin shkëmbor të Lepenicës

Piktura parahistorike në strehën shkëmbore të fshatit Lepenicë e njohur ndryshe dhe si “Shpella e Shkruar”, është një nga sitet më të rëndësishëm të artit shkëmbor në vendin tonë dhe njëkohësisht një ndër sitet arkeologjike më të dëmtuara nga aktet vandale ndër vite.

Për të eksploruar mundësinë e konservimit shkencor të sitit dhe rikuperimin e atyre pjesëve të dëmtuara në mënyrë që të rritet shikueshmëria e figurave të pikturës, Instituti i Arkeologjisë së Tiranës, Escola Superior de Conservación e Restauración de BBCC de Galicia dhe Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Vlorë, po bashkëpunojnë në projektin kërkimor shkencor: ”Lepenica, 2019″, dokumentimi dhe vëzhgimi arkeologjik në një strehë me art shkëmbor parahistorik (Shpella e Shkruar, Lepenica), miratuar nga K.K.A me vendim nr. 63, datë 18.03.2019.

Projekti synon gjithashtu ridokumentimin sipas metodave bashkëkohore si dhe vëzhgimin arkeologjik në territorin përreth. Produkt i rëndësishëm i këtij projekti do të jetë edhe hartimi i dosjes për ta shpallur këtë sit të rëndësishëm “Monument Kulture”. /atsh

Loading...