Shtatë gjërat që i ndodhin trupit tuaj nëse hani çdo ditë qepë

Qepët janë përdour që në lashtësi. 

Egjiptianët e lashtë besonin se përfaqësonte përjetësinë me ndërtimin e saj prej dy shtresash koncentrike.

Ne nuk ju premtojmë dot që ngrënia e qepëve do t’ju japë përjetësinë, por mund të përmirësojë cilësinë e jetës suaj.

Qepët kanë shumë vlera ushqyese, përmbajnë një sasi të mirë të protinave, fibrave si dhe vitaminë C, selen, folate dhe antioksidantë të ndryshëm. Edhe komponimet sulfurike që shkaktojnë lot, janë të dobishme sepse ulin riskun e prekjes nga kanceri.

Kështu që herën tjetër, para se të thoni ‘Unë nuk e duroj dot aromën e qepëve’, mendohuni dhe njëherë. Pse të mos përfitoni nga këto benefite që ofrojnë qepët:

Zvogëlojnë rrezikun ndaj kancerit

Qepët përmbajnë disa përbërës organosulfur që u japin atyre aromën tipike, por gjithashtu detoksifikojnë trupin nga kancerogjenët që marrim çdo ditë. Kjo përkthehet në një risk më të ulët për t’u prekur nga kanceri.

Zvogëlojnë rrezikun ndaj diabetit

Qepët janë fantastike për uljen e rrezikut të diabetit të tipit 2. Kjo formë e diabetit ndodh kur insulina bëhet joefektive në përpunimin e glukozës. Ndodh në mënyrë tipike ndaj një diete kronike të lartë në sheqerna.

Shëndet më i mirë kardiovaskular

Qepët janë të pasura me një antioksidant të quajtur kuercetinë, i cili neutralizon radikalet e lira, përgjegjëse për dëmtimin e qelizave. Gjithashtu kuercetina mban arteriet të buta dhe elastike.

Imunitet më i fortë

Kuercetina e pranishme tek qepët nuk siguron vetëm imunitet të fortë, por në bashkëpunim me selenin që ndodhet po ashtu tek qepët, forcon sistemin imunitar. Të dyja së bashku reduktojnë inflamacionin në gjithë trupin.

Më pak probleme me alergjitë

Alergjitë sezonale shkaktojnë kruarje të syve, hundë të zëna dhe kollë të shpeshtë. Prandaj herës tjetër që të keni probleme të tilla, hani pak qepë para se të pini pilulën e radhës. Kuercetina bllokon elementet inflamatorë të cilët shkaktojnë alergji.

Redukton rrezikun e mpiksjes së gjakut

Mpiksja është një funksion i rëndësishëm sepse ndihmon në shërimin e plagëve dhe parandalon gjatë rrjedhjes. Por kur mpiksja ndodh brenda arterieve ose venave, mund të jetë fatale për jetën. Qepët përmbajnë një përbërës të quajtur rutin, i cili parandalon formimin e këtyre pllakëzave të rëndësishme.

Përmirëson gjumin dhe gjendjen e humorit

Qepët përmirësojnë cilësinë e gjumit sepse përmbajnë sasi të larta folatesh të cilat ndalojnë prodhimin e homocistinës, një aminoacid që asnjanëson prodhimin e serotoninës, dopaminës, transmeton Living.al.

Loading...