Milano –
Policia italiane ka arrestuar 7 shqiptarë dhe një italian mëngjesin e sotëm me akuzat e importimit dhe shpërndarjes së sasive të mëdha të heroinës dhe kokainës nga Holanda, të shitjes së marihuanës, transferimit të këtyre sasive të mëdha të drogës si dhe mbajtjes së armëve automatike dhe gjysmë automatike.
Krimet e kësaj bande qenë kryer në Como, Monza Brianza, Milano, Varese e Rimini nga dhjetori 2017 deri në shkurt 2018.
Ky operacion i kryer sot është në vazhdën e hetimeve të shtatorit 2018 që çoi në arrestimin e 23 personave, 22 burrave shqiptarë dhe një gruaje rumune që shfrytëzonin, në gjendje të rënduar, për prostitucion, më shumë se 25 vajza kryesisht shqiptare dhe bullgare, moldave, polake, rumune dhe hungareze.
Hetimet janë në në vazhdim.